image Edhe një aksident tjetër në Pejë sonte, lëndohen dy persona

Siguri

Edhe një aksident tjetër në Pejë sonte, lëndohen dy persona

news image

Dy persona janë lënduar pas përplasjes së dy veturave në magjistralen Pejë Deçan, përkatësisht në fshatin Lubenic, sonte rreth orës 21:50, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se edhe këta dy të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Në 21:50 në magjistralen Pejë – Deçan, pikërisht në fshatin Lubenic, dy vetura janë përfshirë në një aksident dhe dy persona kanë pësuar lëndime, të cilët po ashtu kanë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, tha ai.

Kujtojmë që ky është aksidenti i dytë që u shkaktua sonte në Pejë, në aksidentin e parë në të cilin u përfshinë tri vetura, u lënduan pesë persona./Gazeta Sinjali/