Banorët e rrugës “28 Nëntori” në lagjen “Dardania” të Fushë-Kosovës janë në hall me qentë endacakë, të cilët kanë shënuar si territor të tyre këtë pjesë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata ankohen se tufat e qenve endacakë po futen edhe në hyrje të banesave të kësaj lagjeje.
Me këtë situatë, njëri nga banorët thotë se po përballen çdo natë.
“Rreziku nga qentë endacakë, çdo natë e njëjta situatë. Edhe në hymje të banesave najherë po hyjnë. Veç kur t’i sheh qysh është errësirë”, tha ai për Sinjalin.