image Edhe në Gllogoc një grua sulmohet fizikisht nga burri

Siguri

Edhe në Gllogoc një grua sulmohet fizikisht nga burri

news image

Vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar disa raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se në fshatin Llapushnik të Gllogocit është arrestuar një i dyshuar për dhunë në familje.

Këto burime kanë bërë të ditur se ai e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore për të cilat i është dashur edhe të trajtohet në spital.

I dyshuari për këtë rast pas intervistimit është dërguar në mbajte.

/GazetaSinjali/