Është raportuar rasti i parë i dyshimtë i variantit Omicron të COVID-19 nga Autoritetet në Republikën Çeke.
Sipas autoriteteve, rasti është identifikuar te një pasagjer që ka ardhur me aeroplan nga Afrika, shkruan The Guardian,përcjell Gazeta Sinjali.
Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se rasti i dyshimtë është një grua që ka qëndruar në Namibi dhe përmes është kthyer në atdhe me aeroplan përmes Afrikës Jugore e Dubait.
Edhe një ministër gjerman tha të shtunën se dyshohet për rastin e parë të këtij varianti edhe në Gjermani. Kai Klose, ministër i Shtetit për Çështje Sociale dhe Integrim, shkroi në Twitter se një udhëtar që po kthehej nga Afrika Jugore u zbulua se është i infektuar me disa mutacione tipike për Omicronin. Ai tha se autoritetet kanë nivel të lartë dyshimi se pasagjeri është prekur nga varianti i ri.
Edhe Belgjika e ka konfirmuar të premten rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit. Varianti i ri, B1.1.529 ka detyruar shumë shtete që t’i mbyllin kufijtë, pasi rastet e para u paraqitën në Afrikën e Jugut.