Shkencëtarët kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit në California të SHBA-së derisa shteti po vazhdon të luftojë me një numër të dukshëm të rasteve pozitive dhe vdekjeve, shkruan New York Times, transmeton Gazeta Sinjali.
Autoritetet atje kanë bërë të ditur se varianti ishte identifikuar në Santa Clara County, në një dhomë urgjence ku kishte infektuar të paktën 90 persona.
Ende nuk dihet nëse varianti i ri është ngjitës.
I njohur si L452R, varianti është i ndryshueshëm nga ai i identifikuar kohë më parë në Britaninë e Madhe.
Doktori i njohur i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka deklaruar se paralajmërimi i varianteve të reja të COVID-19 është thirrje e qartë që amerikanët të vaksinohen.