image Navalny arrestohet pasi mbërrin në Rusi

Botë

Navalny arrestohet pasi mbërrin në Rusi

news image

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny është arrestuar nga forcat policore në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, pak minuta pasi ai arriti nga Gjermania.

Avokati i tij, që kishte udhëtuar me Navalnyn nga Gjermania për në Rusi, nuk është lejuar që ta shoqërojë atë, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse, zëdhënësja e Navalnyt ka thënë se nuk dihet se ku e kanë dërguar policia Navalnyn e as pse është arrestuar.

Navalny kishte qëndruar për disa muaj në Gjermani, ku kishte marrë trajtim mjekësor pas një helmimi, për të cilin i ka fajësuar autoritetet ruse.

/Gazeta Sinjali/