image Edhe mjekët paralajmërojnë grevë të premtën

Kosovë

Shëndetësi/ Edhe mjekët paralajmërojnë grevë të premtën

news image

Gjykata Kushtetuese me anë të një njoftimi ka treguar se ka pezulluar deri më 30 mars të vitit 2020 zbatimin e Ligjit për Paga.

Lidhur me këtë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me anë të një njoftimi, tregon se ka marr vendim që të premten të hyjnë në grevë.

“Pas marrjes së lajmit nga mediet se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar Ligjin e Pagave dhe ne zyrtarisht nuk kemi asgjë, andaj ju lusim të gjithë punëtorët shëndetësor që të vazhdojnë me përgatitjet për grevën e nesërme”, thuhet në njoftim.

“Njoftojmë opinionin e gjerë që të gjitha pasojat në rast të reagimit më radikal të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do t’i bartin politikëbërësit”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/