Veprimet e kolegëve të tij veriorë, i përkrahu. Bile, kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, nuk mungoi as në protestën e së dielës, ku udhëheqësit e katër komunave veriore paraqitën dorëheqjen me ceremoni.
Por, ky vet po vazhdon të ngrohë karrigen e kryetarit.
Megjithatë, Jevtiq, ditë më parë paralajmëroi se edhe ky e edhe kryetarët e tjerë që udhëheqin me komunat në jug, mund të largohet nga pozitat që kanë, nëse qeveria nuk u plotëson kërkesat e tyre.
E për një largim të shpejt mbase po përgatitet edhe kryetari i Kllokotit, Vlladan Bogdanoviq. Nënkryetari për komunitete, Hasan Zeneli, nuk mohon gjasat që shefi i tij të ketë presione për këtë punë.
Ky megjithatë thotë se situata e dorëheqjeve të serbëve nuk ka prishur raportin e mirë të punës mes shqiptarëve e serbëve në këtë komunë./Klan Kosova/