image Edhe Konjufca ia bën të qartë Lajçakut: Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës s'do të jenë temë e dialogut

Politikë

Edhe Konjufca ia bën të qartë Lajçakut: Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës s’do të jenë temë e dialogut

news image

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, me ç’rast u diskutua për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Sinjali.

Siç njofton zyra për media e Kuvendit të Kosovës në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Konjufca në takim me Lajçak ka thënë se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme.

“Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka theksuar se angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, duke ritheksuar se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian. /Gazeta Sinjali/