image Edhe kompania turke në mesin e pranuesve të parave të vjedhura nga Thesari i Shtetit

Kosovë

Edhe kompania turke në mesin e pranuesve të parave të vjedhura nga Thesari i Shtetit

news image

Kompania turke “Vekoc Makina Ins” është në mesin e pranuesve të mjeteve të vjedhura nga buxheti i shtetit.

Shuma e cila është transferuar në llogarinë e kësaj kompanie nga “LDA Group”, kap vlerën prej 440 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto mjete u bartën përmes dy transfereve te kompania turke në emër të “Pagesës për betonjerkë dhe pomp betoni”, më datë 12.10.2020.

Njëri transfer kap vlerën prej 125 mijë eurove, ndërsa tjetri prej 315 mijë eurove.

“LDA Group” është kujdesur që dhjetëra mijëra euro t’i shpërndajë nëpër llogari bankare të ndryshme, me lloj lloj përshkrimesh, vetëm e vetëm për t’i humbur gjurmët e krimit që varfëroi buxhetin e shtetit ditë më parë. /Gazeta Sinjali/