Manchester United thelloi krizën duke humbur si mysafir ndaj Evertonit me rezultat 1-0, të shtunën, shkruan Sinjali Sport.
Golin e vetëm për vendasit e realizoi i riu Anthony Gordon në minutën e 27-të, një top që u devijua nga mbrojtësi i United, Harry Maguire.
Kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësi anglez bëhet ‘shkaktar’ i shënimit të golave të kundërshtarve, megjithatë ai në ndeshjen ndaj Evertonit bëri edhe një gjë të pazakontë.
Vetëm pasi pranuan gol, gjatë një aksioni të zhvilluar, bashkëlojtari i Maguires, Nemanja Matic preku topin me dorë, ndërsa mbrojtësi anglez habiti duke i kërkuar gjyqtarit që ta ndalë ndeshjen.
Më poshtë e gjeni momentin e ndeshjes.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) April 9, 2022