image Edhe këshilltari i Macronit reagon për vizat e kosovarëve: Berlini e kundërshton këtë

Botë

Edhe këshilltari i Macronit reagon për vizat e kosovarëve: Berlini e kundërshton këtë

news image

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i është kundërpërgjigjur në rrjetin social Twitter emisarit special të presidentit Trump, Richard Grenell, për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Cramon i tha Grenellit se ai duhet ta poyes presidentin francez, Macron, pse ai ka hezituar deri më tani për heqjen e vizave Kosovës.

Deklarata e saj se Kosova duhet ta thërrasë presidentin francez nuk i ka pëlqyer ekipit të Presidentit Macron.

Këshilltari për Evropën e Presidentit Macron, Alexandre Adam, ka pëlqyer në Twitter reagimin e Pacollit ndaj deklaratës së Von Cramon për Macronin.

Ndërkaq, në polemikat mes Cramon dhe Grenell, është përfshirë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili tha se BE i ka borxh popullit të Kosovës, për shkak të vonesës së liberalizimit të vizave.

“A jeni i sigurt se është vetëm Emmanuel Macron? Ju e dini më mirë se është më shumë se kaq, madje disa në Berlin kundërshtojnë liberalizimin e vizave. Treni i fundit është Presidenca Gjermane e BE-së. Kështu që, si Raportuese është mirë të shpenzoni më shumë kohë për të bindur kryeqytetet e BE-së, përfshirë tuajin, për të marrë vendimin”./ Gazeta Sinjali/