image Edhe katër raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës

Kosovë

Shëndetësi/ Edhe katër raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës

news image

Janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus, në pjesën veriore të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar epidemiologu, Aleksandar Antonijeviq, përmes një konference për media, i cili tha se numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 tani është 27.

Sipas tij, në 24 orët e fundit janë konfirmuar tre raste të reja në veri të Mitrovicës dhe një nga Zveçan, raporton Kossev.

“Klinika infektive në veri të Mitrovicës strehon tetë pacientë, tre janë transportuar në Nish, një është transportuar në Institutin e Pulmonologjisë në Beograd, dhe 13 pacientë me simptoma klinike më të lehta janë në Sallën e Studentëve në veri të Mitrovicës” tha Antonijeviq.

Pacientët e dërguar në Nish dhe në Beograd, sipas tij, janë në gjendje të stabile dhe asnjë prej tyre nuk është me respirator./Gazeta Sinjali/