Edhe në Istog do të ketë balotazh. Pas një muaji, për të parin e Istogut, do të garojnë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha i AAK-së.
I pari në Istog ka dalë Ilir Ferati i LDK-së me 7 mijë e 255 vota, apo 40.94%, nga 95.20% të votave të numëruara deri më tani.
Bekë Berisha i AAK-së është i dyti në Istog, me 26.71% në përqindje, apo 4 mijë e 733 vota deri më tani.
Kësisoj, Istogu do të shkojë në balotazh, ku kryetari i kësaj komune pritet të përcaktohet në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet pas një muaji.