image Edhe Isa Mustafa reagon ndaj deklaratës së Fitore Pacollit, e quan logjikë fashiste

Kosovë

Politikë/ Edhe Isa Mustafa reagon ndaj deklaratës së Fitore Pacollit, e quan logjikë fashiste

news image

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i ka reaguar ashpër deputetes së Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila mbrëmë në një emision televiziv kishte deklaruar se qeverisjet e kaluara kanë shkatërruar sistemin shëndetësor në vend, duke shtuar se edhe të afërmit e tyre, kryeministrat i kanë dërguar për shërim jashtë vendit. Këtu Pacolli përmendi nënën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe liderin Isa Mustafa, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa qëndrimin e deputetes Pacolli e ka quajtur logjikë fashiste.

“Logjikë fashiste! Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Tutje ai ka komentuar edhe shërimin e tij jashtë vendit, të cilin Pacolli e ka përmendur mbrëmë teksa fliste për keqpërdorim të parasë publike.
“Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2844491428950409?__xts__[0]=68.ARCCqujjlIfRWN4szHHlPJ-OASXTeh6N7sN5-Im_sgey-Mh7DY_Lqvp5GEYFlHtD0uXpIO260IcpBZuxBa2g8cF6vMARTRLPRIsnnWdCCmYMW3l4jqQcyq3CTd9kGP91yrAeyRStG5FiY3oxGqK9glX_vnp1PhjI-Tdg9XaAYmqDKnUBJForyy8hSHw0lL6yPHGLIBqSWu1YjHF7l90z1V4I3opa4-460P6XZWJ9RHiyIY-k7KDwMNO8BaqWL0ukaHDXMkZYIuLD8YSfeeosFhMl9uJ25jjyfWbUJIWRm5pJ573ZTmCfxFxunYlIVdRVg4UkRWvua48nIF8BHiZpkQ&__tn__=-R