image Edhe Iraku paralajmëron sulm ndaj forcave ushtarake amerikane

Botë

Botë/ Edhe Iraku paralajmëron sulm ndaj forcave ushtarake amerikane

news image

Edhe Iraku ka paralajmëruar sulme ndaj caqeve amerikane në vend.

Ky paralajmërim erdhi pas sulmeve të mbrëmshme të Iranit mbi tri baza ushtarake amerikane në Irak.

Lideri i milicisë shiite të Irakut, Asaib Al-Haq tha sot se tani është koha që Iraku të kudërpërgjigjet për vrasjen e liderit të kësaj force, Abu Mahdi al-Muhandis që u vra në të njëjtin sulm bashkë me gjeneralin iranian, Qassem Soleimani, shkruan CNN.

Deklarata e kreut të grupit ushtarak, i cili tha se sulmi mund të jetë i përmasave të sulmit të mbrëmshëm, u publikuan në median e organizatës shiite të Al – Haq.

“Përgjigja e Iranit për vrasjen e martirit Soleimani ndodhi. Tani është koha që edhe Iraku të përgjigjet për vrasjen e martirit al-Muhandis.

“Përgjigja e Irakut nuk do të jetë më e vogël se ajo e Iranit, dhe ky është një premtim”, tha ai./Gazeta Sinjali/