Edhe Iraku ka paralajmëruar sulme ndaj caqeve amerikane në vend.
Ky paralajmërim erdhi pas sulmeve të mbrëmshme të Iranit mbi tri baza ushtarake amerikane në Irak.
Lideri i milicisë shiite të Irakut, Asaib Al-Haq tha sot se tani është koha që Iraku të kudërpërgjigjet për vrasjen e liderit të kësaj force, Abu Mahdi al-Muhandis që u vra në të njëjtin sulm bashkë me gjeneralin iranian, Qassem Soleimani, shkruan CNN.
Deklarata e kreut të grupit ushtarak, i cili tha se sulmi mund të jetë i përmasave të sulmit të mbrëmshëm, u publikuan në median e organizatës shiite të Al – Haq.
“Përgjigja e Iranit për vrasjen e martirit Soleimani ndodhi. Tani është koha që edhe Iraku të përgjigjet për vrasjen e martirit al-Muhandis.
“Përgjigja e Irakut nuk do të jetë më e vogël se ajo e Iranit, dhe ky është një premtim”, tha ai./Gazeta Sinjali/