image Edhe Glauk Konjufca në të njëjtën konferencë së bashku me Ivica Daçiqin

Kosovë

Politikë/ Edhe Glauk Konjufca në të njëjtën konferencë së bashku me Ivica Daçiqin

news image

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po merr pjesë në Konferencën “Nga Selaniku në Zagreb”.  Në konferencë po marrin pjesë kryediplomatët e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Konjufca ka qenë për herë të parë prezent në njëjtën ngjarje ku ka qenë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Konjufca ka njoftuar se në fjalimin e tij ka theksuar se Kosova do të bëjë reformat e nevojshme për rrugën e integrimit evropian.

Po ashtu Konjufca thotë se disa nga qëllimet e Qeverisë së re të Kosovës janë fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë.

 “Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale”, ka shkruar Konjufca.