image Edhe Endrit Thaçi reagon për hapjen e arkivave të UÇK-së

Kosovë

Edhe Endrit Thaçi reagon për hapjen e arkivave të UÇK-së

news image

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar me një fotografi ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Bislimi dje ka deklaruar se kjo gjë është në favor të Kosovës.

Pas gjithë këtyre diskutimeve ka reaguar djali i Hashim Thaçit. Ai ka publikuar një fotografi nga koha e luftës, ku shihet Thaçi bashkë me Adem Jasharin dhe Kadri Veselin. Të gjithë në këtë foto janë të armatosur.

Kësaj fotografie, ai nuk i ka vënë asnjë mbishkrim, siç bën zakonisht.

Ndryshe, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka thënë se pala serbe është dakorduar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në.

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, ka deklaruar dje Bislimi. /GazetaSinjali/