Janë konfirmuar edhe dy raste me koronavirus në Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në laboratorin e të cilit bëhen testimet e mostrave të dyshuar.
“Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë (10) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/