image Edhe drejtori i Infektives paralajmëron rritje të rasteve me COVID-19 shkaku i ardhjes së mërgimtarëve

Shëndetësi

Edhe drejtori i Infektives paralajmëron rritje të rasteve me COVID-19 shkaku i ardhjes së mërgimtarëve

news image

Ditë më parë infektologu, Izet Sadiku, ka thënë se ardhja e mërgimtarëve mund ta rris numrin e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

I të njëjtit mendim është edhe drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, i cili thotë se mundësia e shpërthimit epidemik mund të ndodh për shkak të ardhjes së diasporës në Kosovë. Prandaj sipas tij, vaksinimi duhet të ndodh shumë shpejt në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve.

Vaksinimi i popullatës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që hezitojnë duhet ta heqin këtë hezitim sepse është për të mirën e tyre dhe nuk guxojnë që të rrezikojnë në ditët në vijim që të jenë të pavaksinuar. Është e ditur se në fund të vitit mërgimtarët tanë vijnë në Kosovë dhe e rrit mundësinë e përhapje së infeksionit sepse ata vijnë nga vatrat epidemike ku ka shpërthim epidemik në Gjermani Zvicër, Austri”, ka thënë ai për EO.

Ai tha se pacientët post-Covid trajtohen në klinikën e Pulmologjisë, gjë që mund të zgjasë disa javë, por edhe me muaj të tërë. /GazetaSinjali/