image Edhe Blinken i shkruan Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën duhet të përqendrohet në njohje reciproke
[wp-story id="814678"]

Politikë

Edhe Blinken i shkruan Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën duhet të përqendrohet në njohje reciproke

news image

Pas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar letër presidentit serb Aleksandar Vuçiqit me rastin e ditës së Serbisë.

Blinken ia ka përsëritur Vuçiqit kërkesën e Joe Biden për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovën e cila bazohet në njohje reciproke.

Sipas tij, një gjë e tillë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën të përqendruara në njohjen reciproke, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka shkruar në letrën e tij Antony Blinken.

/GazetaSinjali/