image Edhe ambasadori i Gjermanisë bën thirrje për zbatim të vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Politikë

Edhe ambasadori i Gjermanisë bën thirrje për zbatim të vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit. Ai është pajtuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se duhet të zbatohet vendimi i Kushtetueses për manastirin e Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë që zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit është vonuar.

Pajtohem plotësisht: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është vonuar prej kohësh siç rikujtoi Gjykata së fundmi. Zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara”, shkroi ambasadori Rohde.

E njëjtë ka qenë edhe kërkesa e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ajo tha dje se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë manastir.

Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike. Trashëgimia e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota. Prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të vonuar prej kohësh tashmë, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të të gjithëve. Deçani duhet të jetë vend që bashkon gjithë qytetarët e Kosovës dhe ta zvogëlojë hendekun mes komuniteteve të saj, siç mund të luajnë rol konstruktiv Manastiri i Deçanit dhe ati Sava në dialogun shoqëror”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

/GazetaSinjali/