image Edhe ambasada e ShBA-së bën thirrje që të ulen tensionet mes Kosovës e Serbisë

Politikë

Edhe ambasada e ShBA-së bën thirrje që të ulen tensionet mes Kosovës e Serbisë

news image

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ambasadë ka thënë që i bashkohet thirrjes së BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet.

Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

/GazetaSinjali/