Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është shprehur se sezoni turistik në vendin e tij është përtej çdo pritshmërie.
“Propaganda është e kotë, sezoni turistik i tejkalon të gjitha pritjet”, shkroi Abazoviq në Twitter, duke komentuar një video të një kolone makinash që lëvizin drejt bregdetit malazez.
Ai u uroi mirëseardhjen turistëve, siç tha ai, në vendin më të bukur të Mesdheut.
Duket se qeveritë e rajonit janë në një “garë” shifrash. Jo më larg se pak ditë më parë, ministrja shqiptare e turizmit foli për një situatë përtej çdo pritshmërie.
Madje, sipas Mirela Kumbaros, Shqipëria po i merr turistë Greqisë.