Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë kundër idesë për mbylljen e dytë të vendit si masë parandalimi ndaj virusit COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një konferencë për media, AAK i ka bërë thirrje qeverisë që të shfrytëzojë të gjitha alternativat e mundshme para se të vendosë për mbyllje totale të vendit.
“Ne jemi kundër idesë që të kemi mbyllje totale të vendit dhe i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë masat, për arsye se ne si Aleancë e përkrahim qëndrimin e përbashkët që e kemi marrë sot dhe deklarohemi që duhet të rishikohen këto masa që të kemi menaxhim më të përfilltë të situatës”, ka thënë deputeti i këtij subjekti politik, Arbër Tolaj.
Ndryshe, të martën, kryeministri Avdullah Hoti paralajmëroi mbylljen totale të vendit si masë të re anti-COVID. /Gazeta Sinjali/