image Largohen edhe disa shtetas afganë nga Kosova

Politikë

Largohen edhe disa shtetas afganë nga Kosova

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot janë larguar edhe 51 afganë që po strehoheshin përkohësisht në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook ai ka njoftuar se ata po udhëtojnë për në ShBA, ku sipas tij do të kenë një jetë më të mirë dhe më të sigurt.

“Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë

Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë,  të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA.

Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera. 

Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

May be an image of 4 people and people standing
May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of one or more people and people standing

/Gazeta Sinjali/