image Edhe 36 kosovarë janë kthyer dje nga Austria, futen në karantinë për dy javë

Kosovë

Pandemia/ Edhe 36 kosovarë janë kthyer dje nga Austria, futen në karantinë për dy javë

news image

Dje janë kthyer në Kosovë edhe 36 qytetarë nga Austria. Sipas njoftimit të ambasadës, të gjithë qytetarët u janë nënshtruar procesit të kontrollit mjeksor dhe karantinimit dyjavor në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të interesuar të kthehen në Kosovë, që të kontaktojnë Ambasadën përmes me e-mail apo në numrin emergjent.

“ Ambasada e Republikës Kosovës në Vjenë informon që me datën 2 maj janë riatdhesuar me autobus 36 qytetarë të Kosovës në vendlindje. Të gjithë qytetarët u janë nënshtruar procesit të kontrollit mjeksor dhe karantinimit dyjavor në Kosovë. ”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/kosovoinaustria/posts/2583803005202958