Tre zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, duke e çuar në katër numrin e të prekurve me këtë virus në këtë ministri, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i MASHTI-t, Agim Bërdyna.
“Tash më është bërë e ditur se tre zyrtarë të MASHTI-t kanë dalë pozitive (me koronavirus), Duke e pasë parasysh që një ishte më herët, tani jemi katër”, thuhet në përgjigjen e Bërdynës në vetën e parë./Gazeta Sinjali/