Janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të prekurve të arrijë në 250, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
“Sot më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej njëzet e tre (23) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Sinjali/