Në veri të Mitrovicës janë konfirmuar edhe dy raste të reja me Covid- 19.
Lajmi e ka konfirmuar epidemiologu Aleksander Antonijeviq, duke potencuar se bëhet fjalë për dy meshkuj të cilët jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ai ka treguar se nga 28 mostrat që i kanë dërguar dje për analizë, vetëm dy prej tyre kanë rezuzltuar pozitiv me Covid- 19, duke e çuar numrin e të infektuarve në veriun e Mitrovicës në 22.
Ai ka thënë se tashmë numri i testimeve po rritet, derisa ka bërë thirrje tek qytetarët që të mos hezitojnë dhe të paraqesin rastet nëse kanë siomptoma apo dyshojnë për infektim me Covid- 19, shkruan Radio KontaktPlus.
Deri më tani numri total i të infektuarve në pjesën veriore të Kosovës ka shkuar në 39, një prej të cilëve edhe ka vdekur.
22 janë në veriun e Mitrovicës, 10 në Zveçan, në Leposaviç 4 (njëri ka vdekur) dhe 3 në Zubin Potok.