Në veri të Kosovës janë raportuar edhe dy raste pozitive me Covid-19, në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq.
Lajmin e ka bërë të ditur specialisti i epidemiologjisë, Aleksandar Antonijeviq.
Që nga dita e djeshme, për analizë janë dërguar 29 mostra, dy prej të cilave janë pozitive, një burrë nga Zubin Potok dhe një grua nga Leposaviqi.
Janë gjithsej 38 persona të infektuar në zonat e banura me serbë në Kosovë.
Nga këto raste, 20 janë në veri të Mitrovicës, në Zveçan 10, në Leposaviq katër (njëri prej të cilëve vdiq), në Zubin Potok 3 dhe 1 në komunat në pjesën qendrore të Kosovës./GazetaSinjali/