Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë edhe 147 persona janë infektuar me koronavirus, duke e çuar kështu në 13 mijë e 601 numrin e rasteve të konfirmuara deri më sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/