image Escobar: Marrëveshja Kosovë - Serbi duhet të përqendrohet në njohje reciproke

Politikë

Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të përqendrohet në njohje reciproke

news image

Përfaqësues special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe se besojnë që përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë marrëveshja gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke.

Escobar e sheh dialogun si një forum në të cilin të dyja palët janë të barabarta dhe se duhet të punojnë që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe kështu të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Nevoja për dialog, kompromis dhe reforma vlen për të gjithë rajonin. Ne e mbështesim fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha diplomati amerikan.

Escobar ka folur edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë link mund ta gjeni deklaratën e tij të plotë.

/GazetaSinjali/