image E vodhi motoçikletën në Pejë dhe e shiti, arrestohet bashkë me blerësin

Siguri

E vodhi motoçikletën në Pejë dhe e shiti, arrestohet bashkë me blerësin

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Pejë ka arrestuar dy persona të dyshuar për “vjedhje të rëndë” dhe “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara në kryerjen e veprës penale”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, një 21 -vjeçar me iniciale A.G., kishte vjedhur një motoçikletë më 11 tetor të këtij viti në rrugën “Bill Klinton” në Pejë dhe atë pastaj ia kishte shitur një 33-vjeçari me inicialet V.M.

21-vjeçari gjatë intervistimit në stacionin policor ka pranuar se ka kryer edhe pesë vjedhje të tjera të rënda.

“Pas intervistimit tё dyshuarit tё dytё i njëjti ka pranuar se ka blerё motoçikletёn nga i dyshuari i parё, ndёrsa i dyshuari i parё pas intervistimit ka pranuar veprёn “vjedhje e rёndё’, po ashtu gjatё intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe pesё (5) vepra tё tjera tё natyrёs sё njejtё”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia njofton se motoçikleta e vjedhur pas konfiskimit i ёshtё kthyer pronarit legjitim.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, 21-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa 33-vjeçari është liruar në procedurë tё rregullt./Gazeta Sinjali/