image E vetme në shtëpi, Beatrix Ramosaj përjeton sërish eksperiencën e frikshme

Bota e Yjeve

E vetme në shtëpi, Beatrix Ramosaj përjeton sërish eksperiencën e frikshme

news image

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj ka përjetuar sërish një eksperiencë të frikshme për shkak të paralizës së gjumit.

Ajo ka treguar se pas shumë kohësh e ka përjetuar sërish dhe për më tepër ka qenë vetëm në shtëpi duke e bërë situatën akoma më të frikshme.

“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, shkruan Beatrix në një postim në Instagram.

Por çfarë është paraliza e gjumit?

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo zgjoheni. Kur kjo gjë ndodh ju jeni të ndërgjegjshëm sepse truri juaj është zgjuar, por trupi jo, muskujt s’kanë marrë ende komandë nga truri që të lëvizin.

E gjitha ka të bëjë me tri ose katër fazat e gjumit. Ju mund të ëndërroni në çdo fazë të gjumit, por ëndërrat e fazës REM duket sikur janë ngjarje të vërteta që po përjetohen në kohë reale. Kjo sepse truri është jashtëzakonisht aktiv gjatë gjumit REM, por trupi është krejtësisht i paralizuar. Në momentin që truri zgjohet, trupi kërkon disa sekonda deri në 15 minuta që të marrë komandë nga truri që të lëvizë. /GazetaSinjali/