Sara Hoxha e Ledri Vula janë ndër çiftet më të komentuara të showbizit vendor, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundi, çifti u përfol se janë në pritje të një fëmiu. E këtë e konfirmuan pak ditë më parë vetë ata, përmes një video në Instagram, ku zbuluan se janë në pritje të një vajze.
E duket se me javët që po kalojnë, përvoja e shtatzënisë për herë të parë po ndahet pak nga pak nga Sara në rrjete sociale.
E veshur në të bardha, Sara ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “është shumë emocionuese”. /Gazeta Sinjali/