image Zhduket një vajzë e mitur në Podujevë

Siguri

Zhduket një vajzë e mitur në Podujevë

news image

Një baba nga fshati Llapashticë e Poshtme e Podujevës ka raportuar se vajza e tij e mitur është zhdukur gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka deklaruar në polici se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rastin në polici ai e ka paraqitur mbrëmë rreth orës 23:30. Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/