image E trishtë: E reja në Shtërpcë viktimë e dhunimit, 36-vjeçari e detyroi të bënin seks duke e kërcënuar

Siguri

E trishtë: E reja në Shtërpcë viktimë e dhunimit, 36-vjeçari e detyroi të bënin seks duke e kërcënuar

news image

Numri i rasteve të dhunimeve ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohen ngjarje të tilla të trishta dhe në shumicën prej tyre viktima janë të rejat apo vajzat e mitura. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe së fundmi në Shtërpcë, ku një 18-vjeçare është keqtrajtuar seksualisht dhe kërcënuar nga një burrë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua disa ditë pasi dyshohet se ka ndodhur, kur gjithçka doli në pah dhe Policia u aktivizua.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, i dyshuari D.N., dyshohet se disa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, me të cilën ka abuzuar, duke e kërcënuar seriozisht.

Burimet e njëjta thonë se i dyshuari e ka kërcënuar viktimën sa herë që kanë kaluar kohë bashkë, duke e detyruar që pa dëshirën e saj të kryejnë seks. Bazuar në dëshminë e vajzës të dhënë në Polici, rasti i fundit ka qenë javën e kaluar, kur i dyshuari e mori me veturë dhe aty kryen marrëdhënie seksuale.

Në momentin që i dyshuari u përball me denoncimin kundër tij e pranoi se ka pasur raport intim me vajzën, por e ka mohuar kategorikisht ta ketë kërcënuar. Por informacionet dhe provat e mbledhura deri më tash ngrisin dyshimet se e i njëjti e ka dhunuar vajzën 18-vjeçare.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Ferizaj pritet që të bëjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente.

/GazetaSinjali/