image E trishtë/ Dhunohet seksualisht një vajzë në Gjilan

Siguri

E trishtë/ Dhunohet seksualisht një vajzë në Gjilan

news image

Një vajzë dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person, për 6 orë e gjysmë, në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë se këtë tmerr e ka përjetuar nga ora 00:30 e deri në orën 07:00 të mëngjesit të së hënës.

Sipas saj, i dyshuari fillimisht e ka sulmuar fizikisht atë e më pas e ka dhunuar seksualisht.

Policia njofton se asaj i është ofruar trajtim mjekësor.

I dyshuari për këtë rast përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës dhe me vendim të prokurorit, u dërguar në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/