image E trishtë: Dhunohet seksualisht 15 vjeçarja në Gjilan, pranga për 3 të dyshuar

Siguri

E trishtë: Dhunohet seksualisht 15 vjeçarja në Gjilan, pranga për 3 të dyshuar

news image

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë në Gjilan, ku Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për dhunimin e një 15 vjeçareje (emër i njohur për redaksinë) në një motel të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se tre të dyshuarit A.SH (2001), Q.P. (2001), E.C. (2003), ishin gjetur në motelin Dardani në Gjilan, rreth orës 22:30, pasi rastin e kishte denoncuar në Polici 15 vjeçarja.

Lidhur me këtë ngjarje, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar dhe intervistuar dhe më pas janë dërguar në Qendrën e mbajtjes Gjilan dhe Viti, ndërsa viktima pas intervisitimit është liruar në shtëpi .

/GazetaSinjali/