Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje dy persona si të dyshuar për veprën penale të dhunimit, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit e kishin dhunuar një të mitur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mazhiq të Mitrovicës, më 18 maj, nga ora 00:00 deri në orët e mëngjesit.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se këtë rast të trishtë e ka raportuar në Polici babai i viktimës së mitur.
Të njëjtat burime konfirmuan se të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.