Një ngjarje e trishtë ka ndodhur para disa ditësh në një motel në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë, ku një 13-vjeçare është dhunuar, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur në fund të muajit maj, por u zbulua gjatë ditës së sotme, pasi u denoncua në Polici nga nëna e vajzës. E shqetësuar për rastin që i ka ndodhur të bijës, nëna ka raportuar në Polici se një person ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e saj.
Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe ka nisur kërkimet për kapjen e të dyshuarit, por deri më tani nuk është lokalizuar vendndodhja e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “dhunim”, ndërsa viktima është dërguar për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme.