image E tmerrshme: Vajza në Gjakovë e rrah nënën e saj 78-vjeçare, e bën për spital

Siguri

E tmerrshme: Vajza në Gjakovë e rrah nënën e saj 78-vjeçare, e bën për spital

news image

Dje në mesditë, në fshatin Korenicë të komunës së Gjakovës, ka ndodhur një rast i dhunës në familje, ku një 78-vjeçare ka pësuar lëndime trupore për shkak të dhunës së ushtruar nga e bija e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vajza 50-vjeçare e ka rrokullis nënën e saj dhe më pas e ka rrëzuar në tokë.

Sipas të njëjtave burime, viktima 78-vjeçare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ka pësuar lëndime në njërin nga supet. Ajo është kthyer në shtëpi pasi i është dhënë ndihma e parë dhe i është bërë fotografimi i supit.

Siç mëson Sinjali e dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/