I dyshuari Shahzaib Khan u arrestua pasi dyshohet se e kishte vrarë të vajzë e tij me revole pasi e kishte qëlluar me katër plumba.
Vajza1 javëshe Jannat – që i bie Parajsë në gjuhën Urdu u qëllua me pesë plumba në shtëpinë e saj në Mianwali të Pakistan këtë të hënë.
I dyshuari kryesor është babai i saj Shahzaib Khan, i cili e vrau atë pasi dëshironte që fëmija i tij i parë të ishte djalë, jo vajzë.
Sipas policisë ai kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe kishte urdhëruar gruan e tij t’ia jepte Jannat para se ta qëllonte me pesë plumba, ka raportuar gazeta pakistaneze Dawn.
Sipas tyre Shahzaib që ishte i martuar për dy vite ishte shumë i zemëruar me lindjen e vajzës së tij dhe kishte refuzuar ta pranonte, duke qëndruar larg.
Sipas policisë familjarët provuan t’ia marrin Jannat nga duart por ai iu kishte drejtuar revolen dhe i kërcënoi se do vriste këdo që i afrohej.
Shahzaib u arratis nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar dje, pas një kërkimi disa ditor.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka nxitur tërbim në Pakistan pasi u mësuan detajet e rastit.