image E tmerrshme: Forcat iraniane po i gjuajnë gratë me armë në gjoks e organe gjenitale

Botë

E tmerrshme: Forcat iraniane po i gjuajnë gratë me armë në gjoks e organe gjenitale

news image

Irani vijon të jete i përfshirë nga kaosi i protestave të dhunshme, kundër regjimit të ashpër në vend.

Së fundmi disa dëshmi tronditëse janë zbarhdurn ga mjekët që kanë trajtuar viktimat e dhunës së policisë së moralit, ku tregohet se forcat iraniane të sigurisë po synojnë të qëllojnë gratë me armë gjahu në fytyrat, gjoks dhe organet e tyre gjenitale.

Mjekët dhe infermierët, që trajtonin demonstruesit në fshehtësi për të shmangur arrestimin, thanë se ata  arritën në këtë përfundim pasi vunë re se gratë shpesh vinin me plagë të ndryshme në këto pjesë të trupit, ndryshe nga burrat, të cilëet shpesh kishin plagë në këmbë dhe shpinë, raportoi The Guardian.

Ndërsa një ndërprerje e internetit ka fshehur pjesën më të madhe të goditjes së përgjakshme ndaj protestuesve, fotot e ofruara nga mjekët për The Guardian treguan plagë shkatërruese në të gjithë trupin e tyre nga të ashtuquajturat fishekë zogjsh, të cilat forcat e sigurisë i kanë gjuajtur mbi njerëzit nga një distancë e afërt. 

The Guardian ka folur me 10 profesionistë mjekësorë të cilët kanë paralajmëruar për seriozitetin e lëndimeve që mund të lënë qindra të rinj iranianë me dëmtime të përhershme. Të shtënat në sytë e grave, burrave dhe fëmijëve janë veçanërisht të zakonshme, thanë ata.

Një mjek nga provinca qendrore e Isfahanit tha se ai besonte se autoritetet po synojnë burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme “sepse ata donin të shkatërronin bukurinë e këtyre grave”.

“Kam trajtuar një grua rreth të 20-ave, e cila u qëllua në organet gjenitale nga dy fishekë. Dhjetë fishekë të tjerë u futën në pjesën e brendshme të kofshës. Këto 10 fishekë u hoqën lehtësisht, por ato dy fishekë ishin një sfidë, sepse ishin futurthellë mes uretrës së saj dhe hapjes vaginale. Kishte një rrezik serioz të infeksionit vaginal, kështu që i kërkova të shkonte te një gjinekologe e besuar. Ajo tha se po protestonte kur një grup prej rreth 10 agjentësh të sigurisë u rrethuan dhe e qëlluan në organet gjenitale dhe kofshë”, tha mjeku.

I traumatizuar nga përvoja e tij, mjeku, i cili si të gjithë profesionistët mjekësorë të përmendur në këtë artikull foli në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes, tha se e kishte të vështirë të përballej me stresin dhe dhimbjen që pa.

“Ajo mund të kishte qenë vajza ime,” tha ai.

/GazetaSinjali/