image E tmerrshme, babai e rrëmbeu kur ishte 11 vjeç dhe bëri 9 fëmijë me të

Botë

E tmerrshme, babai e rrëmbeu kur ishte 11 vjeç dhe bëri 9 fëmijë me të

news image

Rozalin Mekginis, 33 vjeçe, u rrëmbye nga shkolla në SHBA nga Henri Piete, i ati, sot 65 vjeç, i cili e mori në Meksikë dhe e detyroi të martohej me të. Bashkë lindën nëntë fëmijë në dy dekada.

Ajo thotë se gjatë 20 viteve të fundit është dhunuar, është abuzuar seksualisht dhe ka jetuar në një tendë, pa u diktuar asnjëherë nga autoritetet amerikane.

Vetëm në vitin 2016 ajo u takua me një çift, Lizën dhe Ianin, të cilët jetonin në Oaksaka të Meksikës.

Ajo arriti të arratiset pasi u dha shenja çiftit amerikan, të cilët e kuptuan se diçka nuk shkonte në atë familje.

Çifti bëri llogaritë se kur mund ta kishte lindur fëmijën e parë kjo nënë kaq e re, fshehtësinë e të shoqit, dhe faktin që ai ndërroi shtëpi sapo ata u miqësuan me Rozalinën.

Pasi bënë kërkime, ata gjetën një njoftim për zhdukje personi që ishte nxjerrë kur Rozalinda ishte zhdukur, në vitin 1997, dhe e ndihmuan që të arratisej me tetë fëmijët, pasi djali i madh ishte larguar vetë më parë.

Edhe fëmijët e saj dëshmuan për abuzimin dhe thanë se babai i tyre nuk i donte. /Gazeta Sinjali/