Policia e Kosovës është në kërkim të një personi i cili ka sulmuar fizikisht një person tjetër dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme rreth orës 18:50 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës, me ç’rast viktima ka pranuar treman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/