image E sulmojnë fzikisht me shkop druri, arrestohen dy persona në Suharekë

Siguri

E sulmojnë fzikisht me shkop druri, arrestohen dy persona në Suharekë

news image

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Suharekë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht me shkop druri një person tjetër.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Prizrenit të cilët kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, raporton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu kanë bërë me dije se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe se gjendja e tij është stabile. /Gazeta Sinjali/