Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Suharekë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht me shkop druri një person tjetër.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Prizrenit të cilët kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, raporton Gazeta Sinjali.
Gjithashtu kanë bërë me dije se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe se gjendja e tij është stabile. /Gazeta Sinjali/